Në Diten e Librit, Kuvendi i Shqipërisë shpall titujt e disa botimeve parlamentare23 PRILL, 2024

23 April, 2024

Në përkujtim të Dites Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Shërbimi i Bibliotekës dhe Botimeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka publikuar disa tituj të botimeve të krijuara në vite nga ky shërbim.

Për të nderuar librin shqip dhe autorët e tij, për të pasuruar Koleksionin e Kuvendit, si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dokumentare, janë botuar librat “Ligjvënësit shqiptarë dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë” (1912-2021), “Historiku i Parlamentarizmit Shqiptar” (Nga viti 1912 deri më sot), “Deputetet në Kuvendin e Shqipërisë”, revista “Kuvendi” që reflekton jetën dhe aktivitetet parlamentare, “Rregulloret e Parlamentit Shqiptar të miratuara në 100 vjet” etj.

Kuvendi i Shqipërisë nënvizon se libri mbetet mjeti më fuqishëm për shpërndarjen e dijes dhe për ndikimin në mendësinë e shoqërisë, ndërsa biblioteka është një portë e pazëvendësueshme përmes së cilës hyjmë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, një hapësirë që hap një botë të njohurive dhe informacionit për njerëzit.