Beats is one of the most important theories in acting when it comes to the continuous presence of being active on stage or in a drama. Beats or the technique of (a breath) is a technique that should happen based on the reaction that comes instinctively to you as an actor towards your partner on stage. This exercise doesn’t necessarily mean it can be done solo, but it’s recommended to have a partner on stage.
In real life conversations, we face different emotions and every moment can change depending on the situation. Beats can be a line, a page, a monologue, etc. When we are talking with our partner on stage and the partner says something we don’t like or the author has implied that there should be a harsh reaction, we must pre-set the beats. Below, I will write an example to demonstrate with the text below.
- “Why did you hurt me this way? No, don’t answer… I know. Because you feel nothing, you never felt anything. And you know what? Neither do I feel anything anymore. I don’t feel anything twice as much, so I’m telling you.”
Let’s continue now with the breakdown of beats:
- First Beat: [“Why did you hurt me this way?”]
Action (Objective) – I’m trying to make you understand me OR clarify for me OR make you feel guilty - Second Beat: [“No, don’t answer… I know. Because you feel nothing, you never felt anything.”]
Action (Objective): to make you respond to me OR admit that I’m right OR show me that you’re not lying - Third Beat: [“And you know what? Neither do I feel anything anymore. I don’t feel anything twice as much, so I’m telling you.”]
Action (Objective): to make you feel the pain I’m experiencing OR emotionally challenge you OR scare you that everything is over.
Beats është një nga teoritë më të rëndësishme në aktrim kur bie fjala e vazhdueshmërisë së të qenit aktiv në skenë apo në një dramë. Beats apo teknika e (një frymëmarrje) është teknikë e cila duhet të ndodh në bazë të reagimit që ty si aktor të vjen instinktivisht kundrejt partnerit tënd në skenë. Ky ushtrim nuk do të thotë që mundet të realizohet solo por rekomandohet të kesh partner në skenë.
Kur ne bisedojme në jetë reale ne përballemi me emocione të ndryshme dhe çdo moment mund të ndryshojë varësisht nga situata. Beats mund të jetë një rresht, një faqe, një monolog etj. Kur ne po bisedojmë me partnerin tonë në skenë dhe partneri kumton diçka që neve nuk na pëlqen apo autori ka implikuar që të ketë një reagim të ashpër, ne duhet që beats ti vendosim paraprakisht. Më poshtë do ta shkruaj një shembull që ta demonstrojmë me tekstin më poshtë.
- Pse më lëndove në këtë mënyrë? Jo, mos u përgjigj…E di. Sepse ti nuk ndjen për asgjë, ti kurrë nuk ndjeve për asgjë. Edhe e di çfarë? As unë nuk ndjej më asgjë. Dyfish më shumë nuk ma ndien kshtu që ja po ta them.
Le të vazhdojmë tash me ndarjen e beats:
- Beat I parë: [Pse më lëndove në këtë mënyrë?]
Aksioni (Qëllimi) – Po mundohem që ti të më kuptosh OSE të më klarifikosh OSE të të bëj të ndihesh me faj - Beat I dytë: [Jo, mos u përgjigj…E di. Sepse ti nuk ndjen për asgjë, ti kurrë nuk ndjeve për asgjë.]
Aksioni (Qëllimi): të të bëj që të më përgjigjesh OSE të pranosh që unë kam të drejtë OSE të më tregosh që nuk po gënjen - Beat I tretë: [Edhe e di çfarë? As unë nuk ndjej më asgjë. Dyfish më shumë nuk ma ndien kshtu që ja po ta them.]
Aksioni (Qëllimi): Të të bëj të ndjej dhimbjen që unë po përjetoj OSE të të sfidoj emocionalisht OSE të të frikësoj që gjithçka ka marrë fund.
Ndarja e një skene në këtë mënyrë do t’ua lehtësoj analizën e thellë të skenës.