Ruaj

Report this service

Acting Class 1

0.0 (0 Reviews)
136 Views
  • Kosova

Service Description

Klasa ekskluzive e Zgjim Baraliut, i cili ka përvojë në mbi 1000 audicione, VIP në platformën më të madhe për audicione WeAudition, dhe vazhdimisht punon me aktor të Hollywood sikur Andrea Londo, Nicholas Baroudi, Rachel Alig, Cassie Howarth. Gjithashtu Zgjim Baraliu ka trajnuar aktorë bashkë me Moises Kaufman, Tony Award Nominee.

Pjesëmarrësit do të angazhohen në sesione të trajnimit intensiv i përpiluar nga ekspert Amerikan në lami, udhëhequr nga Zgjim Baraliu. Pjesëmarrja e veçantë e Andrea Londos, e njohur për rolin Maria Salazar në serialin e famshëm “NARCOS” , do të na bashkohet për të adresuar pyetjet e pjesëmarrësve të pranuar, duke përmirësuar përvojën e mësimit.

Klasa jonë synon të përgatisë aktorët për projektet e ardhshme të GjirafaVideo. Aplikoni tani dhe regjistrohuni më poshtë.

Planprogrami:

JAVA 1 – Puna me Monolog – Dëgjimi Aktiv

– Fokus: Prezentimi, puna fillestare me monolog. Ushtrime themelore për aktorë.

JAVA 2 – Zbërthimi i Skenës 1 

– Fokus: Studimi i skenës, implementimi i Metodës Meisner, dhe takimet virtuale me profesionistë të industrisë.

JAVA 3 – Zbërthimi i Skenës 2 

– Fokus: Përmirësimi i punës në skenë, teknika që shërbejnë në aktrim natyral, realistik, hetimi i fakteve dhe identifikimi i ndodhive në skenë, ushtrime mbi marrëdhëniet, dhe aplikimi praktik i teknikave Meisner dhe Uta Hagen.

JAVA 4 – Zbërthimi i Monologut/Kuptimi i Rrethanave 

– Fokus: Punë e avancuar në monolog, puna me maska, dhe shqyrtimet dhe refleksionet e fundit.

JAVA 5 – Besimi i Rrethanave – Aktrimi natyral në rrethana të caktuara 

-Fokus: “Kur aktori/ja beson, ne besojmë” – shprehje e famshme e studiuesve më të mëdhenjë të aktrimit – Ushtrim intensiv i besimit të rrethanave në skript, implementimi i teknikës së “zëvendësimit”.

Çmimi: 300 EURO

KOHA: 30h

Klasa ofron:

  • 1. Çertifikatim nga GjirafaStudio
  • 2. Aktorët e dalluar nga klasa jonë do të kenë mundësinë e audicioneve dhe kastimit në produksione të ardhshme te GjirafaVideo
  • 3. Takim Virtual (Q&A) me Andrea Londo
  • 4. Pjesëmarrësit do të përfitojnë Video Demo Profesionale
  • 5. Inkorperimin e teknikave: Meisner, Uta Hagen & Strasberg

Zgjim Baraliu është alumn në Akademine e Arteve Amerikane dhe posedon një resume me mbi 10 shfaqje Off Broadway dhe Pilot për NBC. Ai në vitin 2020 ka fituar Çmimin Për Dramën më të mirë (Katarina Josipi – Vendi 2). Aktor, producent dhe trajner i cili bën jetë të kombinuar mes Kosovës dhe Amerikës, përkatësisht NY. Zgjimi është CEO i platformës së parë të kastingut në Balkan Aktorkast.com.

PËR REGJISTRIM KLIKO KËTU

0 Reviews

0.0
0 rating
5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%