Save

Report this freelancer

Nimon Muçaj

Film
Kosova

Biography

Nimon Muçaj lindi më 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. Studioi gjuhë dhe letërsi angleze. Kreu shkollën e lartë për aktor në Prishtinë më 1973. Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, komuna e Deçanit. Që nga viti 1977-2006 punoi në Teatrin Popullor të Gjakovës. Ishte drejtor ne teatrin Istref begolli Peje 2011-2017. Deri tani ka interpretuar mbi 100 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe video professional filmike. Tani është në pension. Nimon Muçaj ka bere shume regji teatrore, filmike dhe dokumetrae. Me filmin Pushka nr 56296 ka marre pejse ne festivalin e filmit ne Zlin te Çekisë me 1999 Deri tani ka botuar: 1. “Prova e tridhjetetretë” roman- Rilindja, Prishtinë 1989 2. “Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë–Jeta e re- Prishtinë’ 91 3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinë 1993, 4. “Baladë për borën e kuqe” roman – Euroriilindja Tiranë 1999 5. “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit Prishtinë 2002. 6. “Salih Çekaj – Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës” – monografi- Gjakovë 2003. 7. “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi. 8. Ditët e buburrecit – roman –Rozafa- Ministria e Kulturës së Kosovës 2004, “Guximi s’ka gojë” roman Faik Konica -Ministria e Kulturës së 2014. Nimon Muçaj jeton ne Llukë të Epërme dhe tani është aktor, regjisor dhe shkrimtar i lire. Ai u pensionua në maj të vitit 2017. Jeton Në Llukë të Eperme dhe Gjakovë.

Video

Work & Experience

M
1990 Migjeni

Role: Ismail Ymeri

Production Type: Film

A biopic of Albanian poet and writer Millosh Gjergj Nikolla aka Migjeni.

V
2000 Vjeshta e trëndafilave

Production Type: Film

A film about the war in Kosovo.