Ju njoftojmë për një mundësi të veçantë për aktorët që dëshirojnë të përparojnë në karrierën e tyre: Workshopi Ekskluziv i Aktrimit me Zgjim Baraliun. Ky workshop është një klasë unike e cila përfshin trajnime intensive nga një prej ekspertëve më të njohur në fushën e aktrimit.
Përshkrimi i Workshopit
Zgjim Baraliu ka përvojë të gjerë në mbi 1000 audicione dhe është VIP në platformën më të madhe për audicione, WeAudition. Ai punon vazhdimisht me aktorë të njohur të Hollywood-it si Andrea Londo, Nicholas Baroudi, Rachel Alig, dhe Cassie Howarth. Gjithashtu, ai ka trajnuar aktorë së bashku me Moises Kaufman, i nominuar për Çmimin Tony Award.
Në këtë workshop, pjesëmarrësit do të angazhohen në sesione trajnimi intensive të udhëhequra nga Zgjim Baraliu dhe ekspertë amerikanë të fushës. Andrea Londo, e njohur për rolin e saj si Maria Salazar në serialin e famshëm “NARCOS”, do të na bashkohet për të adresuar pyetjet e pjesëmarrësve, duke përmirësuar përvojën e mësimit.
Klasa jonë synon të përgatisë aktorët për projektet e ardhshme të GjirafaVideo. Aplikoni tani dhe regjistrohuni më poshtë.
Planprogrami
JAVA 1 – Puna me Monolog – Dëgjimi Aktiv
- Fokus: Prezentimi, puna fillestare me monolog, bashkëpunimi me partner imagjinar, gjetja e detajeve të ngjarjeve, shkakun, objektivat, synimin, dhe personazhin.
JAVA 2 – Zbërthimi i Skenës I
- Fokus: Studimi i skenës, implementimi i Metodës Meisner, dhe takimet virtuale me profesionistë të industrisë.
JAVA 3 – Zbërthimi i Skenës II & Teori në Aktrim
- Fokus: Përmirësimi i punës në skenë, teknika që shërbejnë në aktrim natyral dhe realistik, hetimi i fakteve dhe identifikimi i ndodhive në skenë, ushtrime mbi marrëdhëniet, dhe aplikimi praktik i teknikave Meisner dhe Uta Hagen.
JAVA 4 – Zbërthimi i Monologut/Kuptimi i Rrethanave
- Fokus: Punë e avancuar në monolog, puna me maska, dhe shqyrtimet dhe refleksionet e fundit.
JAVA 5 – Besimi i Rrethanave – Aktrimi Spontan në Rrethana të Caktuara
- Fokus: “Kur aktori/ja beson, ne besojmë” – Ushtrim intensiv i besimit të rrethanave në skript, implementimi i teknikës së “zëvendësimit”.
Detajet e Workshopit
- Çmimi: 300 EURO
- Koha: 30 orë
Klasa Ofron:
- Çertifikim nga GjirafaStudio
- Mundësi për audicione dhe kastim në produksione të ardhshme të GjirafaVideo për aktorët e dalluar nga klasa
- Takim virtual (Q&A) me Andrea Londo
- Video Demo Profesionale për pjesëmarrësit
- Inkorperimin e teknikave: Meisner, Uta Hagen, dhe Strasberg
Zgjim Baraliu është alumn i Akademisë së Arteve Amerikane dhe posedon një resume me mbi 10 shfaqje Off Broadway dhe Pilot për NBC. Në vitin 2020, ai fitoi Çmimin për Dramën më të Mirë (Katarina Josipi – Vendi 2). Ai është aktor, producent dhe trajner, duke jetuar mes Kosovës dhe Amerikës, përkatësisht NY. Zgjimi është CEO i platformës së parë të kastingut në Ballkan, Aktorkast.com.
Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, ju lutemi vizitoni linkun më poshtë.
Ju mirëpresim të gjithëve në këtë mundësi unike për të përmirësuar aftësitë tuaja të aktrimit me Zgjim Baraliun dhe Andrea London.